Chelsea nuk heq dorë nga Koulibaly

PUBLIKUAR

Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kalidou Koulibaly.

Qendërmbrojtësi afrikan dëshiron të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere dhe klubet e interesuara për të janë të shumta.

 

Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se “Blues” po përgatiten të takohen me drejtuesit e klubit napolitan për ta pyetur atë rreth çmimit të mbrojtësit stabil, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi senegalez qe një kohë të gjatë lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, ndërsa Të Kaltrit janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e klubit italian për ta bërë të vetin njërin prej qendërmbrojtësve më të mirë në Serie A.

Mbrojtësin me përvojë e duan edhe klubet tjera të Premierligës, por edhe në Francë e pëlqen Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...