Chelsea nuk e pagoi klauzolën e Sarrit

PUBLIKUAR

Klauzola e Marurizio Sarrit pritet që të skadojë sonte dhe shumë burime thonë që Chelsea nuk do t’ia paguaj Napolit atë, duke e quar çështjen në gjykatë

Sarri u shkarkua nga presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis javën e kaluar për t’u zëvendësuar nga Carlo Ancelotti, por sipas ligjeve italiane, kontrata mbetet e paprekur edhe nëse është prishur nga të dyja palët.

Napoli nuk e ka në plan që ta reduktoj shumën e klauzolës që është 8 milionë euro, por duket se ajo skadon sot në mesnatë e që tani mbete jo relevante.

Sipas The Guardian dhe CalcioNapoli24 Chelsea e ka inforuar Sarrin se ata nuk do ta paguajnë klauzolën, kështu që tani varet nga trajneri për ta shkëputur vet kontratën.

Sarri dhe avokatët e tij kanë për qëlli që ta prishin kontratën për shkak të sjelljes jo konstruktive, derisa ai është shkarkuar pavarësisht se pati rekord të pikëve në Serie A, që do të thotë se lënda do të shkojë në FIFA.

Problemi mund të zgjat shumë kështu që Chelsea nuk është i parapërgatitur për të pritur kaq gjatë.

Siç u raportua dy ditë më parë, skuadra e Premier Ligës po ashtu ka kontaktuar me Lauren Blanc për të parë a mund të marrë skuadrën e tyre në menaxhim.

Duhet të rikujtojmë që edhe Antonio Conte ka edhe një vit kontratë me Chelsean dhe nëse shkarkohet atij duhet ti paguhen 12 milionë euro nga skuadra angleze. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...