Chelsea në bisedime me Enriquen e Allegrin

PUBLIKUAR

Enrique apo Allegri – njëri pritet të ulet në stolin e “Bluve të Londrës” sezonin e ardhshëm.

Chelsea ka biseduar me dy trajnerë; Luis Enrique dhe Max Allegri për mundësinë e drejtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm, bën të ditur gazetari i Sky Sports, Guillem Balague, transmeton Gazeta Express.

“Blutë e Londrës” janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Antonio Contes, i cili do të largohet gjatë verës. Ish trajneri i Barcelonës dhe aktualisht ai i Juventusit – janë në listën e ngushtë për t’u ulur në stolin e Chelsea.

Balague bën të ditur se klubi anglez ka biseduar me të dy trajnerët, por ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtarë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...