Chelsea mendon për Matuidin

PUBLIKUAR

Blase Matuidi mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain.

Mesfushori francez që ka shkëlqyer me fanellën e kampionëve të Francës në tri vitet e fundit është bërë objektiv i Chelseat.

Kampioni aktual i Anglisë është duke bërë gati një ofertë për ta dërguar në verë në drejtim të PSG-së.

Sipas medieve angleze Chelsea ka bërë gati 30 milionë euro për transferimin e Matuidit në ‘Stamford Bridges’.

Matuidi është pjesë e Përfaqësueses së Francës dhe njëri ndër lojtarët kyç te PSG dhe vështirë se lideri aktual i Ligue 1 do ta lë të lirë atë, mirëpo në futboll asgjë nuk i dihet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...