Chelsea përgatit ofertë për anësorin e Manchester Unitedit.
Chelsea është i gatshëm të bëjë ofertë për Anthony Martialin gjatë kësaj vere, raporton Daily Telegraph, transmeton Gazeta Express.
Roman Abramovich ka nisur ndryshimet në klub, me dyshime të vazhdueshme edhe për të ardhmen e trajnerit Antonio Conte.
Derisa të “Kaltrit” janë të shqetësuar me të ardhmen e Eden Hazardit, i cili i ka interesuar Real Madridit, Martial është emri më i ri në radarin tyre.
Përveç Chelseat, edhe Juventusi e Tottenhami janë të interesuara për Martialin, i cili kushton rreth 50 milionë euro. /Express/


