Chelsea ia cakton çmimin Lukakut

PUBLIKUAR

Chelsea po kërkon 40 milionë funte për Romelu Lukakun, i cili është shfaqur si objektiv i Juventusit dhe Al-Hilal, dhe ka refuzuar një ofertë nga Inter për sulmuesin.

Interi e mori Lukakun në huazim sezonin e kaluar dhe po eksploron mënyra për të nënshkruar me reprezentuesin belg në baza të përhershme.

Megjithatë, Interi është duke luftuar financiarisht dhe propozimi i tyre fillestar ka rënë shumë më poshtë se vlerësimi i Chelseat, shkruan Gazeta Express.

Chelsea është i hapur për të shitur Lukakun, i cili ka qenë një zhgënjim i madh që kur u bashkua nga Interi për 97.5 milionë funte dy vjet më parë.

Ish-sulmuesi i Manchester United nuk është ambientuar në Stamford Bridge dhe nuk ka gjasa të jetë pjesë e planeve të Mauricio Pochettino sezonin e ardhshëm, edhe pse skuadra ka mungesë të golashënuesve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...