Chelsea ia cakton çmimin Lukakut, i cili pritet të largohet në afatin kalimtar të verës

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe klubi i Chelseat tani raportohet se është i gatshëm për ta lejuar largimin e sulmuesit belg, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Sky Sports News”, klubi nga Londra është duke kërkuar 75 milionë euro për shitjen e Lukakut.

28-vjeçari u transferua në vitin e kaluar në “Stamford Bridge” nga Interi për 113 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Interi dhe Paris Saint-Germaini besohet se janë klubet më të interesuara për transferimin e Lukakut gjatë afatit kalimtar të verës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...