Chelsea ia cakton çmimin Kantes, të shumëkërkuarit nga Interi

PUBLIKUAR

Chelsea ka vendosur t’ia caktojë një çmim marramendës mesfushorit të vet francez, N’Golo Kante, i cili kërkohet me ngulm nga Interi në Serie A.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është admirues i madh i Kantes, prandaj u ka kërkuar shefave të vet ta bëjnë të pamundurën për t’ia sjellë atë në Meazza, transmeton Gazeta Express

Conte ka punuar me Kanten gjatë kohës së tij në Chelsea dhe përveç tij, synon t’i sjellë në Inter edhe Emerson Palmierin dhe Olivier Giroud.

Sipas mediave angleze, gjiganti i Premierligës ia ka vendosur atij një çmim prej 90 milionë euro, sepse synon të fitojë para pas blerjeve të mëdha që i ka bërë këtë verë, duke i afruar yjet si Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilwell dhe Kai Havertz.

Interi hoqi dorë nga talenti i madh italian, Sandro Tonali i Brescias, duke i hapur rrugë rivalit, Milan, t’i sigurojë shërbimet e tij.

Arsyeja thuhet të jetë Kante, por çmimi i tij prej 90 milionë euro mund të jetë i paarritshëm për Interin në këtë kohë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...