Chelsea i kthehet fitoreve me goleadë (Video)

PUBLIKUAR

Chelsea ka arritur fitore në Stamford Bridge ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 5-1.

Blutë iu rikthyen fitoreve në Ligën Premier, duke treguar superioritet në fushën e vet gjatë gjithë ndeshjes.

Në pjesën e parë u shënuan plotë tre gola, autorët e të cilëve ishin Diego Costa (5’), Pedro (9’) dhe Willian (17’).

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Bluve dhe golat nuk munguan, i pari në këtë pjesë erdhi nga spanjolli, Pedro (59’), ndërsa i riu Traore shënoi në minutën e 83-të.

Goli i nderit për mysafirët u shënua nga Andros Townsend në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore Chelsea kalon në pozitën e 12-të me 33 pikë, ndërsa vendasit bien në vendin e 18-të me 24 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...