Chelsea shpreson që ta ri-hapë “pazarin” e transfereve me dy përforcime në janar.
Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik, The Sun, përcjell Gazeta Express.
“Blues” për momentin janë të dënuar dhe nuk kanë të drejt të bëjnë përforcime.
Por, ata besojnë se dënimi do t’ju kalojë në afatin e ardhshëm kalimtar.
Nëse do të jenë të pastër në janar, londinezët do t’i kërkojnë sulmuesit, Timo Werner nga Red Bull Leipzig dhe Callum Wilsonin e Bournemouthit.
Trajneri Frank Lampard nuk është i kënaqur me fazën e sulmit dhe me lojtarët që i ka në dispozicion, prandaj ka kërkuar përforcime. /Gazeta Express/


