Chelsea fiton me vështirësi, Pedro shkëlqën (Video)

PUBLIKUAR

Chelsea ka arritur që ta mposhtë WBA-në me rezultat 3-2 për të realizuar fitoren e parë në sezonin e ri në Ligën Premier.

Chelsea pas dy dështimeve në dy ndeshjet e para, u kthye fuqishëm, dhe nga minuta e parë luajti edhe transferi i ri, Pedro.

Ndryshimet në lojë u vërejtën shumë shpejt, pasi Chelsea luante më hapur dhe pa probleme në pasime.

Në minutën e 14-të Matic shkaktoi një penalti, të cilën De Gea arriti ta mbrojë pas goditjes së drejtë nga Morrison.

Vetëm pak minuta më vonë pas një kombinimi të bukur nga Pedro dhe Hazard, ishte vet Pedro që në stilin e tij të zakonshëm realizoi edhe golin hapës për 1-0 e për të startuar kështu furishëm te Blutë.

Loja e mirë e Chelseat vazhdoi kur vetëm 10 minuta pas golit të parë (30′), ishte sërish Pedro ai që me një pasim e gjeti Costan, që realizoi për 2-0 nga një pozicion i dyshimtë.

Vetëm pesë minuta më vonë (35′) një aksion fenomenal i WBA-së ku konkretizua nga James Morrison i cili shënoi për 2-1 duke kthyer ekipin e tij në lojë.

Në fund të pjesës së parë ishte Azpilicueta (42′) ai që realizoi për 3-1 dhe epërsinë solide të Chelseat.

Në fillim të pjesës së dytë ishte John Terry (54′) ai që u ndëshkua me të kuq, duke lënë në pozitë të keqe ekipin e tij.

Dhe WBA pati rastin për të barazuar, kur e ngushtoi epërsinë me anë të Morrison, i cili realizoi bukur me kokë, transmeton Telegrafi – gysëm ore pa përfunduar takimi.

Në vazhdim të dyja skuadrat zhvilluan lojë të nivelizuar, por vendasit nuk arritën që të nxjerrin një pikë. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...