Chelsea favorit për transferimin e Kessie

PUBLIKUAR

Sipas Corriere dello Sport, Chelsea tani janë favoritë për të nënshkruan me mesfushorin e talentuar të Atalantas, Franck Kessie.

19-vjeçari ka tërhequr interes nga një numër i madh i klubeve evropiane përfshirë Manchester City dhe Manchester United, ndërsa thuhet se edhe Everton janë gjithashtu të interesuar për të.

Pesë gola nga mesfushori Kessie kanë ndihmuar Atalantan të ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A dhe kanë parë reputacionin e tij në Itali të rritet në mënyrë të konsiderueshme, me kampionët italianë, Juventus, që thuhet të jenë ndër admiruesit e tij

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, megjithatë, ka qenë në ndjekje të mesfushorit që disa kohë dhe nuk mund të ketë një afrim në mesfushë e tij, në rast të transferimit të brazilianit Oscar në skuadrën kineze, Shanghai SIPG.

Çmimi i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...