“Chelsea është ekipi më me fat”

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp beson se Chelsea deri më tani ka qenë ekipi më me fat sa i përket lëndimeve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Chelsea deri më tani ka qenë ekipi më me fat nga pretendentët për titull sa i përket lëndimeve, duke mbajtur yjet kryesor të palënduar.

Liverpooli mban vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë prapa Chelseat, dhe Klopp thotë se ekipi i Antonio Contes është me plot meritë në krye të Premier Ligës.

“Jam shumë i sigurt se deri më tani Chelsea ndoshta është ekipi më me fat sa i përket lëndimeve. Ne humbëm Coutinhon, Sturridge e Ingsin në çaste të vështira, kur do të mund t’i përdornim me të vërtetë shumë. Nëse do të lëndohej Hazard dhe Costa te Chelsea, atëherë do të ishte e njëjta”, është shprehur Klopp Sky Sports News. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...