Chelsea e pandalshme, shkatërron edhe Cityn (Video)

PUBLIKUAR

Chelsea e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 1:3

Skuadra e Chelseas nuk ka të ndalur. Ekipi londinez po vazhdon me fitore në Premierligë. Ekipi i Antonio Contes e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 1:3.

Vendasit kanë kaluar të parët në epërsi, në minutën e 45-të, pasi një autogoli të shënuar nga mbrojtësi i Chelseas, Gary Cahill, shkruan Express.

Por, në pjesën e dytë Chelsea ka arritur ta rikthej rezultatin në 1:3 me golat e Diego Costas (60), Willianit (70) dhe Eden Hazardit (90).

Duhet theksuar se në fund të ndeshjes gjyqtari ka ndëshkuar me karton të kuq Sergio Agueron dhe Fernandinho.

Pas kësaj fitore, Chelsea vazhdon të jetë në krye të Premirligës me 34 pikë të tubuara, katër më shumë sesa City i Pep Guardiolas. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...