Chelsea e lëshon fitoren nga duart në sekondat e fundit të ndeshjes

PUBLIKUAR

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në shtëpi ndaj Ëolves, në kuadër të javës së 36-të në Premierligë.

Ky barazim ia rrezikon vendin në Champions League edicionin e ardhshëm, ndonëse ende ka komoditet ndaj ekipeve tjera.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa e dyta katër gjithsej, shkruan Gazeta Express.

Ishte Lukaku që shënoi fillimisht në minutën e 56-të nga penalltia.

Vetëm dy minuta më vonë, ishte sërish sulmuesi belg që tundi rrjetën e “Ujqërve”, pas asistimit nga Christian Pulisic.

Por, “Blutë” e Londrës e lëshuan fitoren nga duart.

Trincao ngushtoi epërsinë në minutën e 79-të, para se Coady të barazonte ndeshjen në sekondat e fundit.

Me këtë barazim tani, Chelsea mbetet i treti me 67 pikë, katër më shumë se Arsenali dhe gjashtë më shumë se Tottenhami, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Ëolves me këtë barazim shkon në kuotën e 50 pikëve, dy më pak se Ëest Ham që gjendet në pozitën që dërgon në Conference League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...