Chelsea e dërgon ofertën e parë për Guston e Lyonit

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se ka dorëzuar te Lyoni ofertën për transferimin e Malo Gustos.

Sipas “FootMercato”, oferta është dërguar këtë të martë – por, detajet e ofertës nuk u zbuluan, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, thuhet se te Lyoni janë të bindur se Gusto do të mbetet në skuadër për së paku deri në fund të sezonit.

Kësisoj, mediumi francez nuk ka përjashtuar mundësinë që Chelsea të bëjë edhe një tjetër ofertë të përmirësuar për 19-vjeçarin.

Mbrojtësi i djathtë është një titullar i padiskutueshëm në skuadren e drejtuar nga Laurent Blanc.

Reprezentuesi i Francës U21 me Lyonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Sipas “Transfermarkt”, Malo Gusto në treg momentalisht vlerësohet me 15 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...