Chelsea e bllokon kalimin e Bakayokos në Monaco

PUBLIKUAR

Mesfushori francez e do largimin nga “Stamford Bridge”, por për momentin “Blues” po e bllokojnë rikthimin e tij në Francë, ku e duan Monaco dhe Paris Saint-Germaini

Tiemoue Bakayoko do të donte të rikthehet në Monaco, por Chelsea nuk beson se oferta e klubit nga Ligue 1 për huazimin e futbollistit është një opsion i mirë për klubin anglez, shkruan RMC Sport, përcjell Gazeta Express.

Mesfushori e kishte fituar ligën me Monacon dhe kishte shkuar deri në gjysmëfinale të Champions Leagues para se të largohej për Chelsean, por në periudhën e tij në Londër ai ishte një dizastër.

Mesfushori defanziv e kaloi sezonin e shkuar në formë huazimi tek Milani dhe e riktheu formën e dikurshme, por ai nuk duket se ka të ardhme në “Stamford Bridge”.

Bakayoko nuk është aktivizuar fare në lojë nga trajneri Franck Lampard në tri ndeshjet e para zyrtare të fituesit të fundit të Europa Leagues.

Krahas Monacos, atë e do edhe Paris Saint-Germaini në Francë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...