Chelsea e blindon yllin e skuadrës, ia vazhdon kontratën deri më 2022

PUBLIKUAR

Chelsea ia ka vazhduar kontratën deri më 2020 yllit të skuadrës, mbrojtësit spanjoll Cesar Azpilicueta.

Azpilicueta, i cili i ka regjistruar 298 paraqitje deri tani për klubin londinez, tha se është i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelseat, transmeton Gazeta Express.

“Jam shumë i lumtur që po e zgjas kontratën me Chelsean”, tha Azpilicueta.

Ai shpreson se do të mundë t’i ndihmojë Chelseat të jetë aty ku e ka vendin.

“Që prej se kam ardhur, kam ndier kënaqësi dhe përgjegjësi për të luajtur për këtë klub, këta tifozë, dhe çdo herë që zbres në fushë përpiqem ta jap më të mirën nga vetja. Shpresoj se do të mund ta mbajmë Chelsean aty ku e ka vendin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...