Kampioni aktual i Premierligës, Chelsea, i dëshiron dy lojtarë të gjigantit italian, Romës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Edin Dzeko dhe mbrojtësin e majtë, Emerson Palmieri, transmeton Express.
Sky Sports në Itali raporton se Chelsea është i gatshëm t’i paguajë 50 milionë euro për Dzekon dhe Emersonin.
Po ashtu, “Të kaltrit” do ta lejonin edhe Michy Batshuayin të kalojë në Romë si i huazuar në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
Megjithatë, Roma i kërkon edhe 15 milionë euro shtesë për ta përmbyllur këtë marrëveshje.


