Chelsea bën ofertë zyrtare për Enzo Fernandezin

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se e ka dërguar tashmë ofertën zyrtare te Benfica për transferimin e Enzo Fernandezit.

Sipas gazetarit të njohur nga “The Athletic”, David Ornstein, oferta e dërguar është me vlerë prej 120 milionë eurosh, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, ky çmim edhe është i vendosur në klauzolën e lirimit të Fernandezit në kontratën e tij aktuale që ka me Benfican.

Chelsea thuhet se po këmbëngul për të përfunduar marrëveshjen brenda këtij afati kalimtar dimëror, por ende nuk ka ndonjë rezultat.

22-vjeçari është objektivi kryesor i “Bluve” që nga fillimi i këtij muaji, teksa bisedimet mes palëve nuk u ndalën asnjëherë.

Me transferimin e tij brenda këtyre ditëve të fundit të janarit, Chelsea synon që të shmang konkurrencën e mundshme për transferimin e argjentinasit në afatin kalimtar të verës.

Ndryshe, Enzo Fernandez me Benfican ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...