Chelsea arrin marrëveshje për dyshen e Romës

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Roma kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Edin Dzekos dhe Emerson Palmierit në “Stamford Bridge”, raporton Goal.com.

Marrëveshja, në bazë të së cilës Roma do t’i arkëtojë 50 milionë euro për dy lojtarët dhe 10 të tjera në bonuse, do të finalizohet sapo Chelsea të bjerë në ujdi me Dzekon për kushtet personale, transmeton Express.

Ndërkohë, sulmuesi i Chelseat Michy Batshuayi nuk do të përfshihet në marrëveshje siç thuhej. Në fakt, për të kanë shfaqur interesim skuadrat si Sevilla dhe Borussia Dortmundi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...