Champions League, për herë të parë pas sezonit 2007/08, mund ta fitojë “Këpucën e Artë” dikush tjetër pos Messit e CR7

PUBLIKUAR

Për më shumë se 10 vite, në maje ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por jo më, jo këtë edicion – të paktën jo deri më tani.

Messi dhe Ronaldo janë shumë larg golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve.

10-shi i Barcelonës ka shënuar vetëm 2 gola deri më tani n’Champions, aq sa edhe 7-shi i Juventusit.

Erling Haaland dhe Robert Lewandowski janë ata që prijnë dhe kandidatët më serioz për ‘Këpucën e Artë’ për sezonin 2019/20.

Që të dy deri më tani kanë shënuar nga 10 gola në Ligën e Kampionëve.

Nëse njëri prej tyre fiton këtë çmim individual, atëherë do t’i jepte fundit dominimit të Messit dhe Ronaldos, të cilët janë shpallur golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2007/08, shkruan Gazeta Express.

2007/08 Cristiano Ronaldo, Manchester United 8
2008/09, Lionel Messi, Barcelona 9
2009/10 Lionel Messi, Barcelona 8
2010/11 Lionel Messi, Barcelona 12
2011/12 Lionel Messi, Barcelona 14
2012/13 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 12
2013/14 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 17

2014/15 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 10
Neymar, Barcelona 10
Lionel Messi, Barcelona 10

2015/16 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 16
2016/17 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 12
2017/18 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 15
2018/19 Lionel Messi, Barcelona 12

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...