Çfarë zbulon pëlcitja e buzëve?

PUBLIKUAR

PËLCITJA e buzëve mund të zbulojë shumëçka për gjendjen shëndetësore, posaçërisht nëse i kuroni rregullisht, kurse problemet nuk eliminohen.

Më së shpeshti buzët pëlcasin për shkak të erërave, ajrit të ftohtë, por edhe për shkak të pirjes joadekuate të ujit dhe shprehive të këqija të lëpirjes së buzëve.

Mirëpo kjo mund të jetë edhe sinjal i ndonjë çrregullimi në organizëm, transmeton Telegrafi.

Mungesa e vitaminave të nevojshme
Mungesa e vitaminave B2 dhe B3 vërehet në buzë, gjuhë madje edhe në mishin e dhëmbëve. Nëse buzët ju janë shpesh të thata dhe ju pëlcasin, gjithsesi mendoni për marrje të suplementeve.

Pirja e pamjaftueshme e ujit
Njëri ndër simptomat e para të mungesës së ujit në trup është thatësia dhe pëlcitja e buzëve. Hulumtimet e deritashme kanë treguar që mungesa e ujit shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe grumbullimit të zmaltit dhe kariesit.

Alergjitë
Nëse keni vërejtur thatësinë dhe pëlcitjen e buzëve pas qitjes së karminit, balsamit apo shkëlqimit, është e mundshme që jeni alergjike në ndonjë substancë të përbërësve të produktit. Alergjitë ndaj atyre materieve shkaktojnë të kruarit në rajonin e buzëve, irritim dhe pëlcitje.

Reaksioni ndaj disa barnave
Barnat për hipotireozë dhe rregullim të shtypjes së gjakut shumë shpesh shkaktojnë pëlcitje të buzëve.

Marrje e tepruar e vitaminës A
Të tepruarit me vitaminën A mund të shkaktojë thatësi të buzëve, pëlcitje, lëvorisje dhe rrjedhje gjaku.

Inflamacion kronik
Nëse ekziston inflamacion kronik, apo inflamacion i qetë, në trup do të shfaqen ndryshime në këndet e buzëve, pëlcitje dhe tajitje e shtuar e pështymës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...

Pse rezistenca ndaj insulinës po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe si ta njihni me kohë

Çfarë ndodh në organizëm, cilat janë simptomat dhe si lidhet rezistenca ndaj insulinës me...