Çfarë po ndodh në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit?! (FOTOT)

PUBLIKUAR

  • Një situatë e pakëndshme ka ndodhur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ rreth orës 21:30, pasi qytetarët janë përballur me një errësirë totale.
  • Udhëtarët kanë denoncuar se në harkun kohor prej 1 ore, energjia elektrike është shkëputur herë. Herën e parë mungesa e energjisë ka zgjatur 5 minuta, ndërsa herën e dytë rreth 10 minuta.

Kjo ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte dhe as nuk u njoftuan nga punonjësit e aeroportit rreth situatës së krijuar. Një gjendje që nuk ndodh në aeroportet ndërkombëtare të botës, për shkak të rëndësisë dhe fluksit të lartë të pasagjerëve nga e gjithë bota.Gjithashtu është e paqartë se për çfarë arsye nuk është ndezur gjeneratori, që duhet të jetë funksional dhe në gatishmëri në rast ndodhin defekte në rrjetin e energjisë elektrike. Pak javë më parë, aeroporti ‘Nënë Tereza’ u përball me një tjetër situatë të rëndë, pasi persona të armatosur hynë në pistën e avionëve dhe grabitën 1 milionë Euro./Syri.net/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...