Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Jerome Boateng ka probleme muskulore
Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, nuk është ftuar për ndeshjen me Bayer Leverkuse, për shkak të problemeve muskulore.
Këtë e ka konfirmuar trajneri, Carlo Ancelotti, i cili beson se do të shërohet deri të martën, për t’u përballur me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.
“Boateng nuk do të luajë nesër kundër Leverkusenit. Ai ka probleme muskulore. Mendoj se do të luajë ndaj Real Madridit”, deklaroi Ancelotti./Express/


