“Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur” – Rozana tenton të zgjojë nga gjumi Eglin dhe Gjestin

PUBLIKUAR

Mëngjesin e sotëm, Rozana e nisi ditën plot energji, duke kërcyer në oborr së bashku me Laertin.

Më pas, ajo u drejtua drejt dhomës së gjumit, ku Egli dhe Gjesti po flinin bashkë pas dasmës së tyre në shtëpi.

Me humor, Rozana tentoi t’i zgjojë duke thënë: “Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain.”

Foto: Screenshot/Instagram

Më tej, ajo iu drejtua Eglit me një batutë: “Zgjohu, se do fshish oborrin.”

Pas kësaj, me të qeshur shtoi: “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur.”

 

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale, pjesë e zakonshme e formatit Big Brother.

Në ceremoni morën pjesë disa nga ish-banorët, opinionistët Neda dhe Arbri si dëshmitarë, si edhe Ledioni, i cili bëri edhe celebrimin.

Prania e Loredanës ra gjithashtu në sy. Ajo ishte në një lidhje me Jozin, i cili u arrestua natën kur u eliminua nga loja, pas incidentit ku goditi me shuplakë Gjestin.

Ai u lirua nga policia të nesërmen dhe ende nuk ka reaguar për ngjarjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...