Çfarë ka shkuar keq për Neymarin në PSG?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Mes lëndimeve, vështirësive në Ligën e Kampionëve dhe probleme që s’kanë të bëjnë me futboll, Neymari raportohet se e do kthimin në Barcelonë. Sky Sports e ka analizuar periudhën e tij përplot probleme në kryeqytetin francez dhe e ka parashikuar të ardhmen e tij.

Dy vjet më parë, Neymari u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori, kur Paris Saint-Germaini i shpenzoi 222 milionë euro për ta transferuar atë nga Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Tani, në vitin 2019, mes lajmeve se braziliani dëshiron të kthehet në Camp Nou, është e lehtë të thuash se transferimi nuk ka funksionuar ashtu siç kishin shpresuar Neymari e Paris Saint-Germaini.

Neymari i ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje dhe i ka shtuar shumë klipe nëpër rrjete sociale duke i tmerruar mbrojtësit e Ligue A. Por, ai nuk i ka shkuar aspak më afër Topit të Artë, të cilin e ndiqte nga pas, për shkak se problemet jashtë fushës së blertë po ia prishin atij reputacionin, ndërsa ëndrrat e PSG-së për Ligën e Kampionëve kanë mbetur vetëm ëndrra.

Neymari u soll në PSG për t’i ndihmuar klubit francez ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, mirëpo ata janë eliminuar nga kjo garë qysh në fazën e 1/8 të finales në dy sezonet e fundit. Por, a ka qenë dështim transferimi i tij?

Në përgjithësi, po. Transferimi i tij ka qenë dështim – por kjo nuk është e gjithë historia. Në shumë mënyra, ai ka qenë një sukses i madh. Kur ka qenë në formë të mirë fizike, paraqitjet e tij kanë qenë senzacionale dhe në anën e marketingut dhe kredibilitetit, ai e ka vendosur PSG-në në hartë, në një mënyrë që asnjë lojtar tjetër s’do të mundë ta kishte bërë.

Për shembull, marrëveshja shumë e suksesshme me Air Jordan për fanella nuk do të ishte arritur nëse Neymari nuk do të kishte qenë në Parc des Princes. Por, PSG-ja e nënshkroi atë për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe ky qëllim nuk është arritur.

Ai u lëndua në gjysmë të eliminimit të tyre nga Real Madridi në fazën e 1/8 të finales së sezonit 2017/18 (nuk kishte performuar mjaftueshëm mirë në ndeshjen e parë) dhe pastaj u lëndua sërish para se PSG-ja të eliminohej nga Manchester Unitedi sezonin e kaluar.

Në fakt, nëse ti do të detyroheshe ta zgjidhje një fotografi që e përshkruan kohën e tij në Paris deri më tani, me siguri do ta zgjedhje atë ku Neymari shihet me sytë drejt fushës së Parc des Princes, i veshur me rroba të zakonshme, pas penalltisë së Marcus Rashfordit që e dërgoi Manchester Unitedin në çerekfinale.

Nëse ai largohet nga PSG-ja këtë verë, ai do të mbahet mend si guximtari jashtëzakonisht i shtrenjtë që i dha futbollit francez një dozë magjepsëseje, mirëpo që dështoi në qëllimin kryesor të klubit.

E gjithë vëmendja ishte mbi kur ai arriti në Paris në vitin 2017, por ai ka arritur ai pritshmëritë e krijuara për të?

Në nivelin e paraqitjeve personale dhe aspektin e marketingut, Neymari i ka arritur pritshmëritë e tifozëve. Nganjëherë kjo gjë harrohet, por disa nga paraqitjet e Neymarit për PSG-në kanë qenë magjepsëse.

Neymari ka qenë lojtari me vlerësimin më të mira nga L’Equipe gjatë dy sezoneve të tyre me PSG-në dhe rekordi i tij me gola të shënuar për ndeshje është mjaft i mirë. Ai e ka formuar një partneritet të mirë me Kylian Mbappen dhe, deri në lëndimin e tij të fundit, ishte lojtari me më së shumti ndikim në skuadër. Mbappe mund të ketë shënuar më shumë gola, por Neymari e drejton shfaqjen.

Kështu që çfarë ka shkuar gabim dhe ai është ai i vetmi fajtor për sjelljen jashtë fushës?

Ai nuk i ka ndihmuar vetes. Neymari nuk është dukur gjithmonë 100 për qind i përkushtuar në projektin e PSG-së dhe ai ende s’e ka zhvilluar asnjë intervistë në gjuhën frënge. Por, klubi duhet të  mbajë përgjegjësi që e lejoi brazilianin të marrë pushim në ndeshjet e parëndësishme, duke i dhënë atij leje të shkojë në Brazil për ta festuar ditëlindjes e motrës së tij.

Gjithashtu, nuk është faji i Messit që ai luan në një skuadër jo të baraspeshuar. Kjo përgjegjësi i takon ekipit rekrutues të PSG-së që ka qenë i tmerrshëm, përveç në rastet e transferimit të Neymarit dhe Mbappes.

Nëse ai nuk do të ishte nxituar që të kthehet nga lëndimi për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018 me Brazilin, me siguri nuk do të lëndohej sërish në fund të sezonit. Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Brazilit është pjesërisht fajtore.

Nëse Neymari përfundimisht largohet nga PSG-ja këtë verë, trashëgimia e tij kulturore në Francë do të jenë rrengjet magjike në fushën e blertë dhe vetëm dy titujt e Ligue 1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...