Çfarë ka ndodhur në Lipjan në 24 orët e fundit?

PUBLIKUAR

timthumb
Armëmbajtje pa leje
Fshati Bujan , Lipjan 14.07.2014 -22:02 Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Person i humbur
Gllogovc 07.07.2014-12:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Magure 12.07.2014-21:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Arrestim i personit të kërkuar
Lipjan 14.07.2014-14:00. Duke vepruar në bazë  të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekovnicës.

LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...