Çfarë ka ndodhur me Ronela Hajatin?

PUBLIKUAR

Këngëtarja Ronela ka publikuar gjatë ditës së djeshme disa story ku duket se është e revoltuar me dikë apo me një situatë të caktuar.

“Desha të shkruaj ndonjë gjë për të qeshur, por nuk po më vjen gjë. Kur mendoj sa shumë njerëz duan të flasin, të nxjerrin ç’kanë përbrenda dhe në fakt mendojnë vetëm çdo mendojnë të tjerët dhe mbyllin gojën duke vjellë vrer kafeneve ose me identitet fallco.

Domethënë një vajzë quhet e sjellshme dhe zonjushë e mirë kur qep gojën, kur thotë po për gjithçka, se po foli është e poshtër, injorante, lace, e papjekur. Turp! Fatkeqësia më e madhe është se të gjithë këta që bëjnë si patriotët e mëdhenj janë zhdukur nga vendi ynë…

E komentojnë lajmet që shohin nga kolltukët e ngrohtë. E të paktën unë që kam punuar që adoleshente, duke u përpjekur pafund të fitoj paratë e mia, statusin tim, sidoqoftë… Përpjekjen duhet ta nisim nga vetja”,-përfundon Ronela. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këngëtaren, e cila shprehet kaq e revoltuar./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...