Çfarë e uroi Trump Kosovën, e çfarë Serbinë?

PUBLIKUAR

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson gjatë ditës së djeshme ka uruar Kosovën për nëntë vjetorin e Pavarësisë, derisa një ditë më herët, më 13 shkurt ka uruar Serbinë për Ditën e Shtetësisë.

Të dyja urimet nisin me frymën e njëjtë, ku Tillerson në emër të presidentit amerikan, Donald Trump si edhe qytetarëve amerikanë uron popullin kosovar, ashtu si edhe atë serb për festat përkatëse të të dyja vendeve.

E duket se edhe zgjedhja e datave nuk ishte krejt e njëjtë, në kuptimin se urimi për Kosovën që ditën e Pavarësisë feston më 17 shkurt erdhi tri ditë më herët, më saktësisht më 14 shkurt derisa për Serbinë që Ditën e Shtetësisë e ka më 15 shkurt, urimi erdhi vetëm dy ditë më herët.

Në paragrafin e dytë, Tillerson tek letra për Kosovën vlerëson lart miqësinë mes të dyja vendeve, ashtu si edhe aspiratat për paqe, stabilitet dhe prosperitet, transmeton Klan Kosova.

Edhe me Serbinë, Tillerson ka pothuajse të njëjtat vlerësime, shpreh vlerësim për bashkëpunimin dhe miqësinë e deritanishme ashtu si edhe dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen.

Ajo çfarë e bën dallimin mes të dyja letrave është se Sekretari Amerikan i Shtetit përmes letrës së tij vlerëson progresin e Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe institucionet me përfshirje multietnike.

Por nuk e lë pa vënë në pah disa nga arritjet më të mëdha të Kosovës gjatë vitit që po e lëmë pas.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...