Çfarë do të thonë menstruacionet e rreme dhe si të dallohen nga ato të vërtetat

PUBLIKUAR

Vonesa e menstruacioneve konsiderohet shenja e parë e sigurt e shtatzënisë, mirëpo edhe me këtë rast mund të ndodhin lajthitje për shkak të menstruacioneve të rreme.

Ekziston gjakrrjedhja në shtatzëni të cilën e quajmë menstruacione të rreme apo gjakrrjedhje implantative.

Ato në të vërtetë nuk janë menstruacione, sepse menstruacionet ndodhin vetëm në rastin kur nuk ka ndodhur ngjizja.

Gjakrrjedhja implantative apo menstruacionet e rreme ndodhin te një e treta e shtatzënave në shtatzëni të hershme, transmeton Telegrafi.

Për ç’arsye ndodhin menstruacionet e rreme

Ato ndodhin kur fryti mbëltohet në mitër 6 deri në 12 ditë pas ngjizjes, ndonjëherë edhe në periudhën e pritjes së menstruacioneve, andaj nuk është për t’u çuditur që femrat e ngatërrojnë me menstruacionet.

Si të dallohen menstruacionet e rrema nga ato të vërtetat

Sipas rregullit, menstruacionet e rreme janë më të pakta se ato të vërtetat dhe zgjasin më pak – nga disa orë deri në tri, katër ditë.

Gjaku te menstruacionet e rreme nuk është i freskët, gjë që e vërejmë sipas ngjyrës e cila është e gështenjtë e errët apo e kuqe e zbehtë. Në rastet e rralla mund të jenë ngjyrë e kuqe.

Te disa femra gjakrrjedhja implantative do të thotë vetëm disa pikëza gjaku, ndërsa te pjesa tjetër më të bollshme.

Implantimin e suksesshëm të embrionit në murin e mitrës e shoqërojnë ngërçe të vazhdueshme të ngjashme me menstruacionet, mirëpo me intensitet më të vogël. Mund të zgjasin edhe disa orë deri në disa ditë.

Menstruacionet e rreme në shtatzëninë e hershme, nëse ndodh gjakrrjedhja pas javës së shtatë të shtatzënisë duhet të shkohet te mjeku sepse mund të jetë fjala për abortimin.

Reklama

Gjakrrjedhja në shtatzëninë e hershme nuk është e pazakonshme, mirëpo duhet pasur kujdes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...