Çfarë do ndodh me Tokën dhe Marsin në 30 maj?

PUBLIKUAR

Marsi do të dhurojë një pamje spektakolare që mund të përsëritet pas 300 vitesh. Imazhet u kapën nga Teleskopi Hubble i NASA-s më 12 maj, kur planeti ishte 50 milion milje larg nga toka.

Mendohet se ky planet është rreth 3.5 miliardë vite i vjetër dhe është formuar pasi një asteroid ka goditur planetin. Më 22 maj, dielli dhe Marsi do të jenë në anët e sakta të Tokës, në një distance prej 47.4 milion milje. Marsi do ndriçohet nga dielli. Ndërsa më 30 maj, Marsi do të jetë më e afërt me tokën, vetëm 46.8 milion milje,shkruan Tvklan

Planeti do të jetë i dukshëm gjatë natës dhe do mund të shihet me sy të lirë. Distanca më e afërt mes Tokës dhe Marsit, është shënuar në gusht të vitit 2003. Të dy planetët kanë qenë vetëm 35 milion milje larg. Mos e humbisni këtë shans më 30 maj, sepse ky fenomen do të përsëritet mbas 300 vitesh

SHIKO MË SHUMË

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...