Çfar ndodhi brenda 24 orëve në Kosovë ?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

30_06_14_98264_23_10_13_17089_logoRaporti nga Policia e Kosovës

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

Raport shtesë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Lagjja Emshir, Prishtinë 25.06.2014 – 17:15. Lidhur me rastin me 30.06.2014 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

MBAJTJE NË PRONËSI APO SHFRYTËZIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Rr. “Xhemë Elezi”, Prishtinë 30.06.2014 – 21:30. I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka dorëzuar një pushkë (Karabinë) kalibrit 7.64 mm. Arma është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 30.06.2014 – 21:40. Njësiti policor gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar i është gjetur dhe konfiskuar një revole “Brovink M57” me gjashtë fishek të kalibrit 7.62 mm prodhim Belg. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE
Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë 30.06.2014 – 17:40. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi i njëjti kishte penguar zyrtarin policor, i cili ia kishte tërhequr vërejtjen të dyshuarit që kishte parkuar veturën në trotuar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Llazarevë, Obiliq 30.06.2014 – 15:52. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime të rënda pëson ngasësi i cili dërgohet ne QKUK.
Fshati Trestenik, Drenas 30.06.2014 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti me VW kombi me targa vendore nga pakujdesia ka goditur dy këmbësoret viktima femra K/Shqiptare të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore. Këmbësorët janë dërguar në emergjencë e Drenasit për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MJET I DYSHUAR EKSPLODUES
Fshati Prapashticë, Prishtinë 30.06.2014 – 18:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar eksplodues predhë minahedhësi. Njësiti policor është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa të arrijë njësiti për deminim.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

Shtesë:
MBAJTJE, KONTROLL OSE SHFRYTËZIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Fshati Kuvcë e Ulët, Gjilan 29.06.2014 – 21:15. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e prodhimit turk dhe dy gëzhoja të cal. 12 mm. e cila armë dyshohet të është përdorur në rastin në fjalë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Verban, Viti 30.06.2014 – 15:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Lipjanit.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIMI I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Rr. “Kemajl Hetemi”, Ferizaj 30.06.2014 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht njërit tjetrin dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë dy herë me revole në tokë. Deri tek incidenti ka ardhur si pasojë e një kontesti pronësor në mes të dyshuarve. Është konfiskuar pistoleta “Zastava” e kalibrit 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

KEQPËRDORIM I POZITES APO AUTORITETIT ZYRTAR
Prizren 30.06.2014 – 12:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë kërkuar nga ankuesi 1300 euro për t’i mundësuar të hyjë në test për patentë shofer në vend të kushëririt të tij i cili gjendet në Gjermani. Ankuesi është ndalur duke hyrë në test. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Nashec, Prizren 30.06.2014 – 22:00. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë civile nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vetë vozitësi dhe pasagjerja femër K/shqiptare. Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit, janë liruar në shtëpi. Rasti në procedurë të rregullt.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Krushicë, Suharekë 30.06.2014 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.
Fshati Gexhe, Rahovec 30.06.2014 – 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit .
RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Potorq, Pejë 29.06.2014 – 20:55. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe dy të tjerët janë liruar.

KANOSJE
Rr. “Armend Kukleci”, Pejë 30.06.2014 – 22:50. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte dërguar sms kërcënuese dhe i njëjti kishte hyrë në oborrin e viktimave, njëra femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E PYLLIT
Deçan 30.06.2014 – 08:20. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me kamionin e tij po bart lëndë drusore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Raport shtesë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Dranoc, Deçan 29.06.2014 – 20:30. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara sot me 30.06.2014 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull K-Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Rr. “Heroit e Dukagjinit”, Pejë 25.06.2014 – 16:10. Me 30.06.2014 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje të mëhershme në mes tyre lidhur me dëmtimin e një rrethoje të ballkonit dhe thyerjen e një xhami të derës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Afër PKK Kullë, Pejë 30.06.2014 – 18:06. Vozitësi mashkull me veturë civile nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar pasagjerja femër shqiptare . Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Mbretëresha Teutë”, Pejë 30.06.2014 – 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës është liruar.
Rr. “Abedin Rexha”, Klinë 30.06.2014 – 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Klinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit ne burgun e Dubravës.
MJET I DYSHUAR EKSPLODUES
Istog 30.06.2014 – 12:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar eksplodues të kategorisë “D-4”. Njësiti policor është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

PRODHIM DHE PËRPUNIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Fshati Qitak, Skenderaj 30.06.2014 – 13:00. Njësiti i Krimeve të rënda në Mitrovicë me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar si dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 13 bimë të llojit “Kanabis Sativa”, një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një paketim me letra rizlla si dhe katër qese plasmasti të zbrazëta. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Fshati Leqinë, Skenderaj 30.06.2014 – 19:45. Njësiti i Krimeve të rënda në Mitrovicë me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar si dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur dhe konfiskuar katër (4) bimë të llojit “Kanabis Sativa”, katër (4) paketime me peshë rreth tre kilogramë e treqind gramë (3.300 Kg). I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET

MJET I DYSHUAR EKSPLODUES
Fshati Gllavotinë, Vushtrri 30.06.2014 – 16:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar eksplodues. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa rreth orës 23:00 njësia e FSK-së për deminim kanë marrë me veti mjetin e dyshimtë granatë dore tipit “A6”. Nuk raportohet për ndonjë incident.

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë e veçantë për të raportuar.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM I MALLRAVE
Fshati Shkozë, Prizren 30.06.2014 – 06:05. Raportohet se njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka vërejtur se tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë bënin shkarkimin dhe ngarkimin e mallit- gjashtë tuba fleta të duhanit rreth 80 kg, paketim (239×104) të llojit “Perlodent” dhe paketim (40×6) të llojit “Kukident”. Malli është konfiskuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt.

QËNDRIM I KUNDËRLIGJSHËM
Fshati Xërxe, Rahovec 28.06.2014 – 23:50. Raportohet se janë iniciuar rastet për qëndrim të kundërligjshëm ndaj katër të dyshuarave femra shqiptare, shtetase të Shqipërisë, ku ndaj të njëjtave është shqiptuar masa e dënimit me të holla.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...