Çështja e personave të zhdukur, jashtë fazës finale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Zbardhja e fatit të 1.650 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nuk do të jetë temë e fazës finale të dialogut me Serbinë. Ndërsa përfaqësues të partive politike dhe familjarë të personave të zhdukur thonë se dialogu i Brukselit duhet të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, shkruan sot Gazeta “Zëri

Që nga fillimi i dialogut të Brukselit më 2011-n pala kosovare disa herë ka kërkuar që zbardhja e fatit të të pagjeturve të trajtohet në këtë dialog.

Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar në vazhdimësi dhe pritet të mos përfshihet as në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Shefi i delegacionit të niveli teknik të Kosovës, Avni Arifi, ka thënë për Zërin se delegacionet e këtij niveli në Bruksel do të bisedojnë për marrëveshjet e deritanishme dhe se këtu nuk do të hyjë çështja e personave të pagjetur.

Sipas tij, pas përfundimit të këtyre marrëveshjeve do të identifikohen temat e tjera të bisedimeve.

“Ne bisedojmë vetëm për marrëveshjet ekzistuese. Nuk e di se kur do të diskutohet për këtë çështje, por prejse e kemi këtë Qeveri ne po synojmë t’i përfundojmë marrëveshjet ekzistuese, pastaj fillon një proces tjetër, ku duhet të identifikohen temat e bisedimeve. Unë nuk kam qenë në identifikimin e temave ekzistuese, ne i kemi trashëguar këto, por se kur mund të bisedojmë për temat e tjera nuk mundem të jap afat kohor”, ka thënë ai.

Ndërsa Ibrahim Makolli, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, për çështjen e personave të zhdukur ka thënë për Zërin se Bashkimi Evropian duhet të jetë më aktiv në këtë çështje dhe të shtrojë presion ndaj palës serbe….

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...