Cesc Fabregas drejt pensionimit nga futbolli

PUBLIKUAR

Cesc Fabregas mund të pensionohet nga futbolli profesionist pasi u njoftua zyrtarisht për largimin e tij nga Monaco.

Spanjolli i kaloi tri sezone e gjysmë në principatë, teksa tani ai po mendon rreth të ardhmes së tij, transmeton Gazeta Express.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se pensionimi i plotë nga futbolli mbetet një opsion për Fabregasin. Ky vendim mund të merret për shkak të problemeve të tij të fundit me lëndimet, të cilat mund ta shtynë drejt varjes së këpucëve.

35-vjeçari bëri vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat për Monacon gjatë sezonit 2021/22.

Para kalimit te Monaco, Fabregas ishte pjesë e Chelseat. Ai më herët ka luajtur edhe te Barcelona e Arsenali. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...