Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, nuk është i brengosur nga dënimi me ndalim të transferimeve.
Presidenti i Atleticos thotë se nuk brengoset, ani pse është i befasuar nga vendimi.
“E vërteta është se për ne ka qenë befasi”.
“Por, ne jemi të bindur se do ta apelojmë dhe do të fitojmë”.
“Nuk e di nëse ne do të mund të tranferojmë gjatë verës, por do ta apelojmë dhe të shohim. Por, ne kemi ekip të ri të mirë, që do të luftojë për tituj”.
“Edhe pse dënimet janë të padrejta, ne nuk do të ndalemi. I them tifozëve të jenë të qetë, asgjë nuk do të ndodhë, sepse ne në mënyrë sportive do të shkojmë përpara”, potencoi Cerezo. /Telegrafi/


