Celinës i rritet vlera disa miliona euro, mund ta ndërrojë ekipin në verë

PUBLIKUAR

Bersant Celina po kalon momente magjike në Championship me Swansea Cityn. Futbollistit kosovar i është rritur vlera dhe gjatë verës mund të largohet

Bersant Celina është njëri prej futbollistëve kosovarë me formën më të mirë për momentin, shkruan Gazeta Express.

Madje, paraqitjet e tij bravuroze me Swansea Cityn në Championship dhe në FA Cup kanë bërë që përfaqësuesit kosovar t’i rritet edhe vlera.

Tash, ish-futbollisti i Manchester Cityt vlerësohet 10-12 milionë funte, respektivisht afro 12-14 milionë euro.

Kjo ka bërë që klubet angleze t’ia vënë syrin talentit kosovar, i cili mund të transferohet në Premierligë gjatë verës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e Celinës, i cili nuk e ka fshehur dëshirën dhe ambicien për të luajtur në ligën elitare angleze. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...