Çelaj: Prishtina nuk qeveriset përmes Facebookut

PUBLIKUAR

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e deritanishme në kryeqytet

Ai ka thënë se qytetarët janë lodhur nga qeverisja nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Çelaj ka vlerësuar se Prishtinës i duhet një udhëheqje më e guximshme dhe më e shpejtë për ta zënë hapin e kohës së humbur.

Çelaj ka treguar se e ka mbështetjen e degës së PDK-së në Prishtinë për të qenë kandidat për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet lokale mirëpo, sipas tij, për këtë çështje do të vendosë kryesia qendrore e partisë.

Ai ka thënë se PDK-ja në këto zgjedhje në Prishtinë duhet ta ndryshojë qasjen në prezantimin e kandidatit, jo që ta bëjë publik emrin e kandidatit pak ditë para zgjedhjeve.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...