Çela: 37 banorë pranuan që tokat e tyre të mbesin në Mal të Zi (Video)

PUBLIKUAR

Profesori i Gjeografisë, Tomor Çela, që beson se Komisioni qeveritar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e ka kryer punën si duhet, ka ofruar disa fakte që, sipas tij, tregojnë që ky demarkim është në rregull dhe se Kosova nuk humb tokë.

Ai, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tregon se faktet përputhen me hartat e vitit 1974, mbi të cilën është bazuar edhe komisioni.

Çela foli edhe për territorin e vendit si dhe specifikisht të Komunës së Pejës, për të cilën thotë se është po ai i njëjti.

Madje, ai përmend edhe fshatin Haxhë që thotë se ka të njëjtin territor, prej pesë kilometra e gjysmë.

Lidhur me pikën e Çakorrit, që për shumë është brenda territorit, Çelaj thotë se në shumë harta kjo është në territor të Kosovës, por ka më shumë harta të tjera që e dëshmojnë të kundërtën. Madje, ai citoi edhe raportin e Qeverisë ku thotë se janë 37 qytetarë që tregojnë se pronat e tyre janë pajtuar që t’u mbeten në Mal të Zi.

Çelaj, duke përmend Gjykatën e Arbitrazhit, tha se kjo nuk do të merrte parasysh hartat topografike, sepse tani më janë të pabesueshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...