Cecilia Rodriguez, motra e Belen shoqërohet në polici

PUBLIKUAR

Cecilia Rodriguez është motra e Belen Rodriguez, të fejuarës së Andrea Iannones dhe një prej vajzave më të famshme të spektaklit në Itali.

Edhe pse nuk është e njohur sa partnerja e pilotit italian, Cecilia nuk ka asgjë më pak për nga bukuria krahasuar me Belen. Ato madje janë si dy pika uji

Cecilia aktualisht ndodhet në ishullin e famshëm italian, Capri, ku po kalon pushimet me të fejuarin e saj, në pritje të “Vip Champions”, një event që bashkon sportin me spektaklin.

Mirëpo zgjimi mëngjesin e së shtunës ishte i keq për Cecilian, pasi një patrullë policie e ka shoqëruar për verifikim bukuroshën argjentinase, sepse i kishte skaduar leja e qëndrimit në Itali. Sigurisht që më pas situata është zgjidhur, por për Cecilian ishte një eksperiencë e hidhur.

 

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...