Ceballos shkëlqen në fitoren e radhës së Arsenalit në Premierligë

PUBLIKUAR

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të tjera në Premierligë, pasi e mposhti 2-1 Burnleyn. Ceballos, i ardhur nga Madridi, bëri paraqitje fantastike dhe në fund mori ovacione nga publiku në “Emirates”

Pas triumfit të vështirë në udhëtim, prej 0-1 kundër Newcastle United, Arsenali ka siguruar fitoren e dytë në Premierligë për sezonin 2019/20, raporton Gazeta Express.

“Topçinjtë” triumfuan 2-1 në Emirates kundër Burnley, në një ndeshje ku shkëlqeu i transferuari në formë huazimi nga Real Madridi, Dani Ceballos.

Alexandre Lacazette zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar për 1-0.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, realizoi Ashley Barnes, për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Por, pas disa tentimeve në pjesën e dytë, Arsenali e gjeti sërish golin e epërsisë, që doli në fund të jetë i tri pikëve.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 2-1 në minutën e 64’, pas një topi të vjedhur nga ana e Ceballos, i cili u largua me ovacione nga stadiumi në minutën e 83’.

Arsenali tashmë ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon në “Anfield” kundër Liverpoolit, me 24 gusht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...