CdS: Donnarumma e do kalimin te Juve

PUBLIKUAR

Corriere dello Sport e hap gazetën në këtë mëngjes duke i kushtuar faqen e parë të ardhmes së Gianluigi Donnarumma.

“Ai dëshiron Juven!”, kështu shkruan e përditshmja italiane, duke hapur mundësinë që italiani të kalon te Zonja e Vjetër.

Dje (e hënën) drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, ka folur për një blerje të mundshme në portën e kampionëve të Serie A.

“Kur Buffon do të pensionohet ne do të zgjedhim një zëvendësues të denjë”, ka thënë Marotta.

Është folur shumë për një transferim të yllit të Milanit në Torino dhe duket se në fillim të afatit kalimtar të verës do të vijë edhe oferta e parë zyrtare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...