Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, sezonin e ardhshëm mund ta kaloi te Juventusi.
Sipas një raporti nga La Domenica Sportiva, sulmuesi uruguaian është caku kryesor i Zonjës së Vjetër gjatë afatit kalimtar të verës.
Bianconerët besohet tashmë kanë kontaktuar njerëzit e afërt me 29-vjeçarin dhe kërkesa e parë që ata kanë bërë është një rrogë e majme, e cila shkon deri në 14 milionë euro në sezon.
Por, duke parë se rrogat e lojtarëve në Itali janë larg nga kjo që ka kërkuar ish-ylli i Napolit, vështir që ky transferim mund të realizohet. /Telegrafi/


