Cavani synon të transferohet në Barcelonë

PUBLIKUAR

Sulmuesi uruguaian aktualisht është lojtar i lirë pasi u nda me Paris Saint-Germainin dhe është i gatshëm t’i bashkohet gjigantit katalunas

Edinson Cavani është në kërkim të një klubi të ri për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazet Express.

Sulmuesi uruguaian u nda me Paris Saint-Germainin gjatë kësaj vere pasi i skadoi kontrata.

E tash, “El Matador” është lojtar i lirë dhe mund ta zgjedhë klubin e ri, i cili mund ta marrë atë pa dëmshpërblim.

Përfaqësuesi uruguaian gjatë janarit ishte afër transferimit në Atletico Madrid, por gjithçka dështoi në fund.

Kurse, ditëve të fundit ishte në bisedime me Benficën, por përsëri transferimi nuk u realizua.

Tash, pasi Barça po mendon të ndahet me Luis Suarezin, Cavani po e pret një thirrje nga gjiganti katalunas.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...