Cavani refuzon ta konfirmojë të ardhmen në PSG: Kam kontratë, por s’i dihet kurrë

PUBLIKUAR

Edinson Cavani nuk ka mundur ta konfirmojë të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain, pas fitores së klubit kundër Monacos në Ligë 1 të dielën, duke thënë se edhe pse ka kontratë me klubit, të ardhmes nuk i dihet.

Gjiganti francez u fut në derbi kundër Monacos i porsa shpallur kampion, pasi Lille kishte barazuar pa gola paraprakisht kundër Toulouse. Por, PSG-ja luajti në një atmosferë ahengu dhe fitoi 3:1, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Cavani nuk qe në gjendje ta konfirmojë të ardhmen e tij në kryeqytetin francez.

“Shumë gjëra ndodhën këtë sezon. Çdo vit është ndryshe. Me rëndësi është të jemi në gjendje ta mbajmë të bashkuar ekipin”, tha Cavani për Canal +

“E ardhmja ime? Kam kontratë këtu. Edhe një vit tjetër. Çfarë dëshironi? Jam mirë, i lumtur me jetën dhe përkrahësit. Por në futboll nuk i dihet kurrë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...