Cavani: Neymar ka edhe shumë për t’i dhënë PSG-së

PUBLIKUAR

Edinson Cavani mendon se Neymar mund të rritet si person pas asaj që po ndodh edhe këtë verë dhe se ka edhe shumë për t’i ofruar Paris Saint-Germainit.

Braziliani vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG-ja, për t’u rikthyer në Barcelonë.

Spekulimet për të vazhdojnë të rriten, i cili ka pushtuar sërish mediat botërore, ashtu si çdo verë tjerë, qoftë për gjëra pozitive, por edhe negative. Por, derisa është lojtar i PSG-së, Cavani beson se ka shumë për t’i dhënë kampionëve të Francës.

“Shpresoj që gjithçka që i ka ndodhur atij do ta ndihmojë që të rritet si individ”, tha Cavani fillimisht për “Le Parisien”.

“Mendoj se ai ende ka për t’i dhënë PSG-së, deri në ditën e fundit është këtu si lojtar. Ai ka edhe shumë për t’i dhënë futbollit gjithashtu”.

Neymar ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje me PSG-në në dy vite, teksa ka dhuruar edhe 29 asistime.

Derisa Cavani beson se Neymar ka shumë për t’i dhënë PSG-së, kështu nuk mendon Thomas Tuchel, i cili e ka lënë jashtë për finalen e Superkupës së Francës të shtunën kundër Rennes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...