Cavani në Real Madrid në janar?

PUBLIKUAR

Edinson Cavani aktualisht është pjesë e Manchester United, por e ardhmja e tij mund të jetë më Madrid. Përfaqësuesit e sulmuesit uruguaian pranuan për mediet spanjolle se 34-vjeçari mund të zbarkojë që në janar në “Santiago Bernabeu”.

Është thjesht një mundësi, por që lehtësisht mund të bëhet realitet pas disa muajsh.

Cavani mbërriti te “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar pas shtatë vitesh radhazi te Paris Saint Germain. Edhe pse largimi i tij i mundshëm nga “Old Trafford” u përmend verën e kaluar, klubi anglez e konfirmoi për një vit tjetër.

Mirëpo mbërritja e Cristiano Ronaldos, një numër 9 fiks, e eklipson Cavanin, kështu që hapet një skenar tjetër.

Cavani ka luajtur shumë pak në këtë fillim të Premier League dhe Ligës së Kampionëve. Ende nuk është aktivizuar për 90 minuta të plota. Këtë të shtunë, e nisi titullar ndaj Evertonit, pati një shans të rëndësishëm me kokë dhe u zëvendësua në minutën e 57-të nga Cristiano.

Tashmë është nisur drejt vendlindjes për të dhënë kontributin e tij në përfaqësuese në ndeshjet eliminatore të Botërorit.

“Futbolli është shumë dinamik,” vijon më tej përfaqësuesi i Cavanit. Duhet të presim deri në janar, por ndoshta ëndrra e Edit për të luajtur në Spanjë më në fund mund të kristalizohet me bashkimin e tij me Realin e Madridit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...