Cavani ndryshon kontinent, afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën e re

PUBLIKUAR

Edinson Cavani raportohet se është afër nënshkrimit me Boca Juniors.

Sulmuesi nga Uruguai do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Sipas “The Mirror” , Cavani tani është në bisedime të avancuara për t’u transferuar në Boca Juniors. Raportet thonë se marrëveshja është afër finalizimit.

Një transferim i mundshëm i 35-vjeçarit te skuadra argjentinase do të ishte një rikthim për të në Amerikën e Jugut, pasi ai dikur luante te Danubio në Uruguai, para se të kalonte në Evropë.

Ndryshe, Edinson Cavani ka bërë vetëm 17 paraqitje këtë sezon me ”Djajtë e Kuq” në Premierligë, teksa ka regjistruar dy gola dhe një asistim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...