Edinson Cavanin duket se e ka mërzitur shumë eliminimi nga Franca në çerekfinale
Varane dhe Griezmann shënuan dy gola për ta dërguar Francën në gjysmëfinale, derisa në këtë ndeshje Cavani nuk u paraqit për shkak të një lëndimi.
“I trishtuar? Shumë…por krenar dhe falënderues Zotit për këtë përvojë të mrekullueshme me këtë familje dhe lojtarë që bëm brenda dhe jashtë fushës …krenar që jam uruguaian edhe pse po vuaj tani..”. /GazetaExpress/


