Cavani bisedon me Sociedadin, pranë kalimit në La Liga

PUBLIKUAR

Edinson Cavani është duke iu afruar kalimit te Real Sociedadi me rastit e përfundimit të kontratës me Manchester Unitedin në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari ka oferta të shumta, ndërkohë që i afrohet fundit të qëndrimit të tij 18 mujor në Old Trafford (më 30 qershor i skadon kontrata), kurse thuhet të ketë mbajtur takim ne klubin nga La Liga.

Interi është ndër klubet që kanë shprehur interesim për zëvendësimin e Alexis Sanchez, ndërsa River Plate planifikon ta kthejë në Amerikën Jugore.

(Foto: Instagram/cavaniofficial21)

Klubi argjentinas dukej favorit për nënshkrimin e uruguaianit para se të përfshihej në garë Sociedadi, raporton The Sun.

Cavani është duke luajtur gjithnjë e më pak për Djajtë e Kuq prej se u kthye Cristiano Ronaldo dhe ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar një asistim në 17 paraqitje këtë sezon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...